Meta, Rama dhe Ruçi, bashke per deshmoret |Lajme-News

2020-05-13 0

Edhe pse festimet dhe grumbullimet për aktivitete të ndryshime janë të ndaluara, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit kanë kujtuar 5 Majin, duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
Nuk kanë munguar dhe rojet e nderit dhe banda e qytetit, por distancimi fizik mes 3 krerëve të institucioneve është respektuar.
I vetmi që ka dhënë mesazhin e tij për gazetarët që u lejuan të qëndrojnë në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve, ishte Presidenti Meta.
Kreu shtetit u kujton shqiptarëve të respektojnë gjakun e martirëve të rënë në luftë për çlirimin dhe të mos të shohin lirinë dhe pavarësinë e vendit, si një të dhënë të pacënueshme.
Më herët në Varrezat e Dëshmorëve ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Këtë vit, për shkak të pandemisë së Covid-19 nuk u zhvilluan vizita në familjet e dëshmorëve.
Tv Klan